Elbasani kampion i Shqiperise

Tirana 2:3 Elbasani
K. Duro ’30 (p), Salihi ’72/ Bejzade ’60, Dede ’65, Kotorri ’84 (p)
View photos: 12345678910

Advertisements

One Response to Elbasani kampion i Shqiperise

  1. Albaniasoccer.com says:

    KF ELBASANI – KAMPION KOMBETAR KATEGORIA SUPERIORE 2005-06

    • Rikthehet titulli në Elbasan pas 22 vjetësh / Flamurtari i rikthen suksesin qytetit të tij

    Pas shumë trazirash, rrëmujash, zënkash, hedhje sendesh, acarime lojtarësh, tension dhe neglizhim të forcave të rendit, ka përfunduar takimi Tirana-Elbasani me fitoren e verdhebluve 2-3 që janë kampion i Shqipërisë në futboll për vitin 2005-06.

    Për Ligën 1, Flamurtari i Vlorës është shpallur kampion, pas fitores 2-0 ndaj Pogradecit.

    Tirane, Selman Stermasi
    SK Tirana-KF Elbasani 2-3
    SK Tirana: Blendi Nallbani, Elvis Sina, Rezart Dabulla, Gentian Hajdari, Egert Bakalli, Ervin Bulku, Saimir Patushi, Klodian Duro, Devi Muka, Eldorado Merkoçi, Hamdi Salihi
    Trajner: Mirel Josa
    Stol: Isli Hidi, Alban Tafaj, Jetmir Sefa, Augusto Andaveris, Fjodor Xhafa, Sokol Bulku
    KF Elbasani: Elvis Kotorri, Julian Brahja, Nevil Dede, Endrit Vrapi, Abraham Alechenwu, Skerdi Bejzade, Hetlan Capja, Safet Osja, Ilir Qorri, Gentian Stojku, Klevis Dalipi
    Trajner: Ilir Daja
    Stol: Parid Berdufi, Erind Tetova, Erjon Rizvanolli, Egert Kuçi, Albert Kaçi, Xhevair Sukaj, Nertil Bako
    Gjyqtar : Sokol Jareci

    • Presidenti i Elbasanit flet posaçërisht për Albaniasoccer.com dhe premton ecuri duke shpresuar se ekipi i tij do të bëj “bis” sezonin e ardhshëm

    Urime z.Laze. Tashmë jeni presidenti i ekipit kampion. Ç’ndjen njeriu që financon për Elbasanin?

    – Kryesorja është që këtë titull e fitoj në Tiranë. Jam shumë i gëzuar që dolëm kampion dhe për t’i mbyllur gojën kujtdo që ka folur keq për Elbasanin gjatë gjithë kohës.

    – Sezonin e kaluar dolët nënkampion këtë vit e mbyllni me titull.

    – E kam thënë edhe më parë, nuk do të dalin vetëm ekipet e Tiranës kampion, ka dhe ekipe të tjera shumë të forta. Ne duhet ta rruajmë këtë ecuri në vazhdimësi dhe shpresoj se dhe vitin tjetër do të dalim kampion.

    – Keni hyrë në historinë e Elbasanit, si njeriu që çon titullin e dytë historik.

    – Ka hyrë i gjithë qyteti i Elbasanit, jo vetëm Laze. Sezonin e kaluar shijuam pjesëmarrjen në Kupën UEFA, ta provojmë edhe Ligën e Kampioneve, ku shpresoj se do të shihni një Elbasan të suksesshëm.

    – Një festë që u prish pak episodet që krijoi tifozeria me hedhjen e sendeve?

    – Ndoshta mund të ishin evituar por e rëndësishme që ne jemi kampionë

    Intervistoi: Dash Frasheri

    • Mbrojtësi i Elbasanit dhe skuadrës kombëtare flet posaçërisht për Albaniasoccer.com duke e konsideruar suksesin meritë e të gjithë ekipit

    Endrit Vrapi, titullin kampion “E kishim merituar disa javë para”

    Mbrojtësi i Elbasanit dhe i kombëtares fitoren ndaj Tiranës ia dedikon grupit të lojtarëve, ndërsa titullin atyre që e duan Elbasanin.

    Endrit titulli i parë kampion për ju në sezonin e parë me Elbasanin?

    -Është një ndenjë e madhe gëzimi për mua. Besoj se e kemi merituar titullin që disa javë para. Plotësova një ëndër timen dhe të familjes sime.

    Kujt ia dedikon fitoren?

    – Janë shumë që nga presidenti Laze e deri te drejtori Kovaçi. Por dua të shtoj se e meritojnë të gjithë ata që na duan. Ishte punë e gjithë grupit. Mjafton për kaq për sot

    Intervistoi: Dash Frasheri

    • Kapiteni i Elbasanit, Nevil Dede, autori i golit të dytë në ndeshjen kundër Tiranës, në ekstazë pas shpalljes kampion flet posaçrisht për Albaniasoccer.com

    Nevil, kampion edhe me një fanelë tjetër.

    – Është një titull që Elbasani e fiton pas 21 vjetësh dhe sërish kam dëshirë ta përsëris se ky titull i përket tifozerisë. Jam i lumtur që ata gëzohen me ne duke hequr shumë strese të ditës.

    Sa vlen ky titull për Deden, pas për ju nuk është hera e parë që dilni kampion?

    -Është vështirë të dalësh kampion me një rreth duke patur parasysh një kundërshtar si Tirana. Jam mësuar me tituj, por mendoj se një titull që fitohet me një ekip rrethi, duhet të jetë i barabartë me dhjetë të një ekipi si Tirana.

    Intervistoi: Dash Frasheri

    • Supersfida për titull Tirana-Elbasani degjeneron në skandalin më të madh futbollit. Gjakoset mesfushori i Tiranës, Bakalli; portieri Nallbani goditet me gurë nga tifozët elbasanas. Verdheblute ushtojnë thirrjet: “Parti-Enver, jemi gati kurdoherë!”, tiranasit: “Poshtë federata”

    Nga stadiumi “Selman Stërmasi”, Dash Frashëri

    Tirana-Elbasani 2-3

    Golat: Duro 29’(p), Salihi 71/ Bejzade 60’, Dede 66’, Kotori 73(p)

    Tirana: Nallbani, Sina, Dabulla, Hajdari, Bakalli, E.Bulku, Patushi, Duro, Muka, Merkoçi, Salihi. Trajner: M. Josa

    Elbasani: Kotorri, Brahja, Dede, Vrapi, Abraham, Bejzade (Tetova 75’), Capja, Osja, Qorri (Rizvanolli 77’), Stojku, K. Dalipi (Kaçi 56’). Trajner: I. Daja

    Kartona të verdhë: Duro (7’), Sina (14’), Patushi(23’), Duro (31’), Bakalli (41/), Bulku (73’), Dabulla (81’)/ Abraham (12’), Dede (29), Stojku (67’)

    Karton i kuq: Duro (31’)

    Loja u pezullua në pjesën e parë : 11 minuta

    Pjesa e dytë nisi me 12 minuta vonesë, dhe u pezullua katër minuta gjatë saj.

    “Urime! Urime ekipit kampion!”, thërriste në ekstazë tifozeria elbasanase. “Poshtë federata, Poshtë federata!”, kundërpërgjigjej tifozeria bardheblu. Ky ishte epilogu i një takimi që shfaqi gjatë 2 orë e 20 minuta, një nga shfaqjet më skandaloze të ndodhura ndonjëherë në futbollin shqiptar. Një duel i ashpër dhe aspak dinjitoz në rokadën e kampionëve, Tiranës që e dorëzoi në mënyrën me të turpshme dhe Elbasanit e rrëmbeu në mënyrën aspak dinjitoze, përsa i përket sjelljes së tifozerisë. Një ndeshje me të gjitha brenda: me spektaklin në fushë, ndërhyrjet e ashpra, golat e shumtë, kartonat e verdhë e të kuq, penalltitë, gurët e tifozëve elbasanas dhe vezët e tiransave, gjakosjen e lojtarëve dhe dhunën psikologjike. Një ndeshje e ndezur keqas nga shtypi. Një përballje që pas pamjes festive fshihte dhunën. Një sfidë që vlente sa titulli.

    Nëntë kartona në 45 minuta

    Topi i parë u luajt nga Tirana (Muka-Salihi), por shumë shpejt vendosjet taktike në fushë dhe udhëzimet e teknikëve të dy skuadrave, krijuan shfaqjen e parë të dueleve të forta individuale: dy kapitenët, Muka (Tirana)e Dede (Elbasani) dhanë sinjalin e parë të asaj që do sundonte gjithë takimin. Dhunën. Të pakontrolluar dot në fushë nga gjyqtari ndërkombëtar Sokol Jareci dhe të ndezur në shkallët e stadiumit nga sektori ku ishte akomoduar tifozeria elbasanase. Ndërhyrjet e qëllimta të Patushit ndaj Bejzades e Çapjas, të Dabullës ndaj Stojkut, të Duros ndaj Osjes, sollën edhe kartonat e parë të nxjerrë nga Jareci: Duro (Tirana), ndëshkohet në të 7’; Abraham (Elbasani), në të 12’, Sina (Tirana) në të 14’, Patushi (Tirana) në të 23’; Dede (Elbasani) në të 29’; Duro sërish të verdhë në të 31’ duke marrë njëkohësisht kartonin e kuq e duke lënë Tiranën me dhjetë veta; Bakalli (Tirana) në të 41’, Brahja (Elbasani) në të 43’.

    Incidenti i parë, pezullohet ndeshja

    Përpos kartonave të shumtë: 8 të verdhave dhe një të kuq, edhe incidentet që do të bllokonin ndeshjen për gati 11 minuta. Sulmuesi i Tiranës, Hamdi Salihi fiton penallti në minutën e 28 (faull i Dedes dhe Brahjes njëkohësisht) dhe Duro e ktheu në gol një minutë më pas (goli i tij i katërt me penallti në kampionat), çka solli dhe reagimin e ashpër të kapitenit të Elbasanit, Dede, dhe ndëshkimin e Jarecit më karton të verdhë. Tifozeria e Tiranës e vendosur në tribunën D shpërtheu, ndërkohë që ajo e Elbasanit e sistemua në tribunën C, nisi sulmin me gurë dhe sende të forta për gati tri minuta, që solli edhe ndalimin e e parë të ndeshjes për më shumë se dhjetë minuta, për shkak të gjakosjes të mesfushorit të Tiranës, Engert Bakallit. Tension në fushë që reflektoi dhjetëfish në shkallët e stadiumit.

    Laze, dështon në qetësimin e tifozëve

    Tri mijë tifozët e Elbasanit nuk u ndalën së qëlluari me gurë dhe policia kërkoi ndërhyrjen e presidentit të klubit, Arben Laze, i cili së bashku me drejtorin Artim Kovaçi shkuan të qetësonin tifozët. Qetësi që u arrit vetëm disa minuta. Loja rifilloi, por është elbasanasi i Tiranës, Duro, që me ndërhyrjen e tij të rëndë, provokoi dhe ndëshkimin e Jarecit me kartonin e dytë të verdhë dhe automatikisht dhe kartonin e kuq. Loja vazhdon, por kartonat dalin nga xhepi i Jarecit në çdo pesë minuta, deri sa përfundon pjesa e parë në favor të Tiranës(1-0).

    “Parti-Enver, jemi gati kurdoherë!”

    Pjesa e dytë edhe më dramatike se e para. Ekipet dalin në orën 17:17 minuta dhe u duhet të presin për gati 12 minuta sa të rifillojë takimi. Portierit të Tiranës, Nallbani i duhet të mbrojë portën nga ana e tifozerisë së Elbasanit, që reagon egërsisht ndaj tij. Veterani i portës bardheblu, nuk bën gjë tjetër vetëm grumbullon gurët e hedhur ndaj tij. Jareci propozon që ekipet të ndërrojnë gjysmfushat, por varianti i propozuar është kundër rregullores. Nallbani kryen gjeste ndaj tifozerisë elbasanase që shperthen: “Parti-Enver, jemi gati kurdoherë!”.

    Kotori, portieri vulos titullin

    Tekniku i Elbasanit, Ilir Daja, ndërron Dalipin me Kaçin (min.56) dhe katër minuta më pas, Skerdi Bejzade barazoi rezultatin (1-1), nga një pozicion që futbollistët e Tiranës e konsideruan jashtëloje. Protesta te anësori Mali që provokoi sërush tension në fushë. Në të 66’ është, kapiteni Dede që me anë të një goditje me kokë, kalon në avantazh Elbasanin (2-1). Pa kaluar as pesë minuta, në të 71’, sulmuesi i Tiranës, Salihi barazoi rezultatin me një goditje akrobatike. Ndeshja barazohet 2-2, ndërsa situata dramatike në fushë shtohen. Tifozeria e Tiranës qëllon me vezë futbollistët e Elbasanit. Në të 73’ është rradha e Elbasanit të shpërblehet me penallti. Stojku godet me kokë brenda zonës dhe topi ndalet me duar nga lojtari i Tiranës, Ervin Bulku. Penalltia gjuhet nga portieri Kotori që vulosi dhe fitoren e ekipit t tij 3-2. Edhe pse Tirana pati dy raste të pastra me Mukën dhe Dabullën, asnjë nga të dy nuk mundën të barazonin ndeshjen. Jareci pas katër minutave shtesë mbyll ndeshjen.

    Ç’ndodhi në dhomat e zhveshjes?

    Futbollistët e Tiranës shkojnë menjëherë në dhomat e zhveshjes, ndërsa ata të Elbasanit qendrojnë në fushë dukengritur në krah presidentin Laze. Më pas, askush nuk e mori vesh, pse policia nuk lejoi gazetarët për një farë kohe të qëndronte afër dhomave të zhveshjes së Tiranës, ku ndodhte diçka që nuk kishte të bënte me futbollin…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: